Shkarkimi i Metes ne parlament, si i bejne ne France “llogagrite” me Makron.

Një qytetar francez goditi dje me shpullë presidentin Makron, gjatë një takimi në Dron në Francën Juglindore.Sot parlamenti shqiptar votoi me shumicë të cilësuar votash shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tani fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese.Vetë kreu i shtetit,kur lexohej në kuvend raporti për shkarkimin e tij, priste në presidencë dhe dekoronte artistët e ansamblit folklirik të Dibrës “Haziz Ndreu”.

Skandali/ Fiton testamentin si trashegimtare e vetme me dokumente false.

Denoncimi i rradhës vjen nga Elbasani, nga disa familjarë, që pretendojnë, se janë përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres, në mënyrë, që përfituese e vetme, të ishte Afërdita Musmuca.Historia e pasurisë vjen nga e ndjera Ismete Musmuca, e cila ka qenë vajzë e vetme e një familjeje shumë të pasur dhe me shumë prona në qytetin e Elbasanit.Një prejtrashëgimtarëve të Ismetes, i cili vuan nga problemet mendore, Fatmir Musmuca, jeton në kushte ekstreme dhe ushqehet në mencat sociale të Bashkisë Elbasan.Testamenti problematik upërpilua në vitin 2011 nga noterjaMajlinda Lato dhe në prani të avokatit Unitet Dedja në shtëpinë e të moshuarës. Verifikimi i raportit, që shoqëron testamentin, që vërteton, se Ismete Musmuca ka qenë e aftë juridikisht për të lëshuar testamentin, rezulton i falsifikuar, për pasojë është i pavlefshëm.Gazetari i “Stop”mundi të takojë përfituesen e vetme të testamentit, Afërdita Musmuca, e cila bëri bllof, duke deklaruar, se testamenti është bërë në zyrën e noteres, kur kjo e fundit pohon, se është bërë në shtëpinë e të moshuarës.

  Mbahej gabimisht ne qeli, gjykata liron me kusht Pal Pergjegajn.

Në datën 1 qershor transmetuam denoncimin e zotitLeandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj. Ai tregoi, se i ati u ndalua në Rinas më 15 maj 2021 në zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri u shpreh, se babai i tij nuk e ka patur kurrë.Pali ka mbi dy javë në qeli. Nga ana tjetër në numrin e telefonit në fjalë, ne telefonuam dhe na u përgjigj një tjetër person, i quajtur Pal Përgjegaj, por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.Në datën 2 qershor avokatet e Pal Përgjegajt kërkuan ndryshimin e masës së arrestit, por gjyqi u shty, sepse fashikulli i dosjes nga Gjykata e Kukësit nuk ishte depozituar në Gjykatën e Apelit Shkodër.Ndrësa në 7 qershor gjykata vendosi detyrim paraqitjeje dhe qëndrim në Shqipëri për zotin Përgjegaj, deri në përfundim të gjykimit.