Humor në Stop, në studio e jashtë saj.

Që nga shtatori e deri në fund të dhjetorit “Stop” ka qenë cdo ditë në transmetim nga e hëna në të premte, duke dhuruar shumë humor, problematika e investigime. Shpesh situatat kanë shkaktuar të qeshura të papërmbajtshme në studio. Busti i Hasan Prishtinës i mbuluar ka provokuar batuta e shpërthime humori te Saimiri dhe Genti.Po kështu tema e rradhëve për analizat e fëmijëve në ASHR. Emri “Kapshticë” i shkruar gabim dhe politikat qeveritare, sesi të shtojmë ppopullsinë, kanë qenë të tjera momente gazmore në “Stop”.

Humor në Stop, në studio e jashtë saj.

Në emision diskutohej për bonusin e lindjes së bebeve dhe Saimiri e Genti “emërojnë” Ditmir Bushatin, si personi, që do të bëjë ekot.Ndërsa një zonjë i thurte vjersha lali Erit, ne provojmë të bëjmë rimë edhe lali “Lulin”, e të tjerët. Gentit i del xhepi i xhaketës, duke shkaktuar humor për aristokracinë e “dëmtuar”.Alesia shtrëngon gomarin dhe Saimiri e pyet sesi quhet djali i saj. Janë këto disa nga situatat ekzaltuese në këtë pjesë të “Stop”.

Humor në Stop, në studio e jashtë saj.

Në emision transmetohet cështja e manipulimit të votuesve në Durrës nga kryebashkiaku Vangjush Dako dhe Saimir e Genti thonë, se dalin banorë edhe po të shkundësh pemën. Një qytetari i ka humbur llogaria e kursimit në BKT.Rama ka hapur një tjetër ekspozitë në Gjermani dhe Saimir e Genti komentojnë, se këshilla e psikologëve është, që fëmijës t’i mbushet koha me kurse.Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit u ka sekuestruar celularët punonjësve dhe ky akt shkakton shpërthim të qeshurash në studio.