Një studim, në revistën “Tendencat në Ekologji dhe Evolucioni”, tregon se krijesat e detit mund të gëlltitin qindra copa të vogla plastike në ditë. Shkencëtarët thonë se duhet të bëjnë më shumë hulumtime për ndikimin  e ndotjes nga plastika ndaj peshkaqenëve dhe balenave.

Gjigantët e ujit, sipas shkencëtarëve përballen me  rreziqe të konsiderueshme  nga mikroplastika e cila ka potencialin për të shkatërruar jetën nën ujore. Copëza plastike janë më pak se 5 milimetra, e mund të jenë tejet të dëmshme.

Ekspertët thonë se Gjiri i Meksikës, Deti Mesdhe, Gjiri i Bengalit , janë prioritet pë tu  monitoruar. Pasi peshqit thithin tonelata ujë për tu  ushqyer dhe nëpërmjet tij marrin dhe këto toksina shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre,  pasi mund të ndryshojë hormonet, të cilat rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, metabolizmin dhe funksionet riprodhuese të trupit. Studiuesit thonë se tek trupi i një balenë në  Francë kishin gjetur 800 kg  plastikë.

Klan Plus