Thyhen pemë e dëmtohen disa makina e çati shtëpish

Pamjet që vijnë nga Peshkopia mëngjesin e kësaj te premteje tregojnë qartë fuqinë e erës që ka përfshirë qytetin verior.

Stuhia e fortë në formë cikloni ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Çati shtëpish të rrëzuara, makina të dëmtuara dhe pemë të thyera është një pjesë e kaosit të krijuar.

Qarku i Dibrës është mbizotëruar nga moti i keq prej dy ditësh, teksa aktualisht si pasojë e dëmeve është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Tv Klan