Juventus dhe Inter presin lojtarët

Luis Suarez dhe Arturo Vidal drejt Serie A. Dy futbollistët e Barcelonës ishin në bisedime me Juventus dhe Inter dhe duket se akordi edhe me klubin katalan është arritur.

Barcelona bëri publike listët e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren me klubin Gimanstic de Terragona. Sikurse shihet, pjesë e saj nuk janë Arturo Vidal dhe Luis Suarez. Një përjashtim i dyfishtë që konfirmon edhe një herë lamtumirën e tyre me Barcelonën.

Në Itali thuhet se Suarez do të aplikojë edhe për pasaportën italiane, në mënyrë që të mos konsiderohet një lojtar ekstrakomunitar, madje po përgatitet edhe provimi për gjuhen në një universitet në Perugia. Juventus është në pritje të notës kaluese për futbollistin uruguajan.

Arturo Vidal ka gjetur akordin me Barcelonën për t’u liruar nga kontrata me ta dhe të firmosë për Inter. Mendohet se do të ketë një kontratë deri në 2022 me 6 milionë euro në vit.

Tv Klan