Suedia afron mbështetje politike dhe ekonomike për Shqipërinë. Këtë e ka deklaruar Ministrja e Jashtme Suedeze në takimin me Presidentin Mejdani. Është theksuar nevoja e një pranie më të madhe të investimeve suedeze në Shqipëri.

Në takimin me Kryeparlamentarin Gjinushi është vlerësuar roli që duhet të luajnë dy vendet në kuadër të paktit të stabilitetit. Suedia, theksoi Lin, do të mbështesë plotësisht interesat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo është takuar sot dhe me Kryeministrin Majko.

Pas këtyre takimeve Ministri Jashtëm Milo dhe Ministrja e Jashtme Suedeze Lin kanë deklaruar për gazetarët se situata në Kosovë po shkon drejt normalizimit. Milo u shpreh se Shqipëria synon të plotësojë të gjitha parametrat për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame