Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Krerët e bashkive, këshillave të rretheve dhe prefektët diskutojnë përfundimin e projektit për taksat vendore. Në kuadër të projektit për focimin e pushtetit lokal dhe pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrje, shoqata e bashkive holandeze, projektin pilot e ka nisur nga ’98 në qytetin e Rrëshenit. Qytetarët duke kontribuar kanë përfunduar. Ky është rezultati i këtij projekti.

Tatimi mbi ndërtesat sjell sigurimin e mirëmbajtjes së rrugëve brenda territorit të bashkisë si dhe pastrimin e qendrave të banuara dhe gjithçka tjetër në administrim të saj.

Taksë pastrami, largim kompostim mbeturinash, taksë parkim automjetesh, taksë për zënie vendesh në tregje, taksë gjuetie etj. Janë këto që bashkia Rrëshen i ka zbatuar dhe ka një eksperiencë tashmë për mbledhjen e tyre.

Shoqata e bashkive holandeze ka ndërrmare misione edhe në rrethe të tjera, ku projektet kanë qenë të ndryshme. Në muajin Mars nis sezoni i projekteve të reja për këtë vit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti