Aktori humbi gjyqin me “The Sun”, tani duhet të paguajë 840 mijë USD

Jeta e tij po merr të tatëpjetën. Pasi humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, aktori i famshëm Johnny Deep tanimë duhet që të paguajë nëse do që të apelojë çështjen, por edhe jo vetëm.

Një gjykatës e urdhëroi gjithashtu aktorin të bëjë një pagesë fillestare për botuesit e The Sun, New Group Newspapers me gati 840 mijë dollarë për akuzën që ka bërë ndaj tyre. Në fillim të këtij muaji, gjykata hodhi poshtë pretendimin e Depp se gazetat kishin shpifur për të në disa artikuj ku ai cilësohej si rrahës grash.

Gjykatësi Andrew Nicol tha se artikulli në The Sun është thelbësisht i vërtetë. Avokatja që përfaqëson Heard, Justice Nicol, i ka dhënë Depp afat deri në 7 Dhjetor kohë për të aplikuar nëse do që të apelojë çështjen.

Në gjykimin e tij kryesor të publikuar në fillim të këtij muaji, Nicol zbuloi se Depp sulmoi Heard në disa raste ku rreth 14 herë ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në çdo deklaratë, Amber është shprehur se ajo kishte frikë për jetën e saj dhe në çdo moment ndihej e rrezikuar pasi Depp ushtronte vazhdimisht dhunë.

Për ikonën e Pirateve të Karaibeve është e pa konceptueshme që të ushtrojë dhunë mbi një grua për asnjë arsye apo rrethanë dhe se të gjitha deklaratat e ish-bashkëshortes janë të pavërteta.

Ndërkaq Mads Mikkelsen, do të zëvendësojë Johnny Depp, në filmin Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald. 

Mikkelsen thuhet se është zgjedhja e parë e regjisorit David Yates për rolin e Grindelwald, “magjistarit të errët” i cili është antagonisti kryesor i filmit.

Mads do të aktrojë krahas yjeve të kinematografisë: Eddie Redmayne, Jude Law, Katherine Waterston, Dan Fogler, Alison Sudol dhe Ezra Miller. Fantastic Beasts pritet që të publikohet në kinema në datën 15 Korrik të vitit 2022.

Klan Plus