Sherri mes dy ortakëve për pallatin në rrugën “Ndre Mjeda”

Një person ka mbetur i plagosur në Tiranë nga përplasja mes dy pronarëve të një pallati në ndërtim në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Ndre Mjeda”, pranë ish-parkut të autobusëve.

Sino Llanaj është personi që ka mbetur i plagosur, ndërsa autori Albert Allmuça është shpallur në kërkim. 

Sherret mes të dyve dhe blerësve të shtëpive të pallatit kanë qenë të vazhdueshme në muajt e fundit dhe kanë rezultuar në përplasjen me armë.

Ndërkohë, si pasojë e të shtënave me armë është lënduar edhe roja, si edhe një kalimtar i rastit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Tv Klan