Cale: Janë ekip i fortë, por futbolli është i paparashikueshëm

Tirana do të luajë të enjten ndeshjen që vlen për një vend në fazën e grupeve të Europa League. Pengesa quhet Young Boys, skuadra zvicerane që merr pjesë rregullisht në aktivitetet ndërkombëtare. Ndeshja do të luhet në Bernë, por te Tirana mendojnë se fitorja mund të arrihet.

 “Mendoj gjithmonë pozitiv. Unë dua të fitoj edhe ekipi është gati të arrijë një fitore. E dimë që është një ndeshje e vështirë, por jam optimist. Jemi mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje”, thotë ai.

Elton Cale, një nga titullarët e bardhebluve thotë për TV Klan se fusha do ta tregojë ekipin më të fortë.

Të japim maksimumin në fushë, pasi do të jemi 11 përballë 11. Young Boys është një ekip i fortë siç e dimë, por futbolli është futboll, është i paparashikueshëm. Është ashtu siç thotë Torassa, si një lojë shahu, duhet të dish të luash shumë mirë”, shton futbollisti.

Tirana kaloi dirket nga turi i tretë në fazën play off pas një shorti me fat të hedhur nga UEFA. Kualifikimi në grupet e Europa League do të ishte pozitive dhe për arkat e klubit, pasi vetëm të fitosh këtë ndeshje do të sillte thuajse 3 milionë euro premio.

Tv Klan