Partizani pret Skënderbeun në javën e 5-të

Tirana do të luajë me Kastriotin këtë të dielë për javën e pestë të Superligës. Një përballje që për trajnerin Nevil Dede nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtari ka treguar se i meriton pikët e marra deri më tani.

“Kastrioti është i etur, një ekip energjik”.

Bardheblutë nuk kanë fituar në kampionat në 3 javët e fundit. Ndërsa Partizani do të presë Skënderbeun. Ilir Daja mendon se të kuqtë janë më mirë në aspektin psikologjike se korçarët.

“Kemi entuziazëm brenda dhe në anën psikologjike jemi pak më mirë se Skënderbeu”.

Vllaznia kryesuese do të presë Kukësin që dy javët e fundit ka dhënë rezultat. Teuta do të luajë me Bylisin në Ballsh, ndërsa Laçi tashme me trajner të ri do të ketë përballë Apoloninë.

Tv Klan