Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.5 ka goditur sërish Papua New Guinea. Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke shkatërruar banesat nga ku mbetën të vrarë të paktën 16 persona.

Tërmeti i fortë i ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë, shkatërruar rrugët dhe ka krijuar probleme të komunikimit.

Epiqendra e tërmetit ishte në skaj të rajonit malor të Southern Highlands, 55 kilometra nga Porgera, vendi i një prej minierave më të mëdhaja të arit në botë që punëson mbi 2,500 njerëz.

/tvklan.al