Shkak për mungesën është armiqësia me Vin Diesel

Dwayne Johnson ka konfirmuar se nuk do të luajë më në dy fimat e fundit të “Fast and Furious”. Ylli i Hollivudit debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs.

I uroj fatin më të mirë ‘Fast Furious 10’ dhe ‘Fast Furious  11’ dhe pjesën tjetër të filmave ‘Fast & Furious’ që ata bëjnë që do të bëjnë pa mua”, u shpreh aktori.

Mungesa e The Rock mund të ketë të bëjë me grindjen e tij me aktorin Vin Diesel. Aktori Diesel tregoi se konflikti me The Rock lindi për shkak të ndryshimeve kreative mbi karakterin e Johnson.

“Armiqësia” mes dy aktorëve lindi në vitin 2011 gjatë xhirimeve të filmave.

Fansat e filmit “Fast & Furious” do ta ndjejnë mungesën e aktorit i cila thuhet se do të përfundojë me filmin e 11-të. Deri më sot ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”.

Klan News