Muaji Tetor ka qenë intensiv sa i përket ftesave të ardhura nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Në muajin që sapo shkoi kanë ardhur në Kosovë 60 ftesa për ish ushtarët e UÇK-së përfshirë edhe komandantë të zonave dhe të shtabit të përgjithshëm.

Numri i përgjithshëm arrin në 150 pa përfshirë civilët e ftuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Hysni Guxati, OVL e UCK-së: Te ne janë lajmëruar mbi 130 që e dijmë që janë me emër e mbiemër. Por ka edhe të atillë që nuk janë lajmëruar në organizatë për të ruajtur privatësinë, por që ne e dimë që janë ftuar. Ky numër arrin shifrën mbi 150.

Sipas tij këto ftesa sinjalizojnë ngritjen e aktakuzave të para brenda këtij viti.

Ndërsa ai nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave, por thotë se e kanë të vështirë realizimin e tyre për shkak se themelimi i saj është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e pasluftës të ndodhura në periudhën qershor 1999 dhjetor 2000. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 Gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë ‘po’ themelimit të kësaj gjykate.

Tv Klan