Edhe pse nuk ka patur paraqitjen që tifozët kanë dashur, Inter vazhdon të jetë ndër skuadrat më të ndjekura në stadiume. Fushata e abonimeve ka përfunduar dhe këtë sezon zikaltrit regjistrojnë 38 mijë abonentë, 8 më shumë se një sezon më parë. Klubi ka njoftuar se kanë përfunduar abonimet dhe tashmë për të ndjekur skuadrën e Spalletti edhe bileta është vështirë të gjesh. Vetëm në javën e dytë të kampionatit ndaj Torinos, Inter solli në San Siro 59.135 spektatorë

Prej disa vitesh Inter dominon klasifikimin e numrit më të madh të shikuesve. Janë e vetmja skuadër që ka kaluar kufirin e 50 mijë tifozëve në ndeshje në këtë sezon. Edhe përllogaritjet mesatare nxjerrin Interin kampion sa i përket numrit të tifozëve 24.750 në çdo ndeshje, më e larta në 10 vitet e fundit në Serie A.

Në këtë klasifikim Milan është në vendin e dytë me më shumë se 30 mijë, ndërsa Juventus në të tretin me 29 300 abonime.

Tv Klan