Barcelona mundi 2 – 0 Inter në takimin e grupeve të Champions League zhvilluar të mërkurën në “Camp Nou”.

Edhe pa Messin në fushë katalanasit treguan forcën e tyre dhe janë me pikë të plota pas 3 përballjeve. Inter u ndal pas dy fitoreve radhazi në Europë. Në barazim 2 – 2 përfundoi takimi mes Paris Saint Germain dhe Napolit. Ekipi italian edhe pse kaloi dy herë në avantazh nuk mundi ta ruajë atë. Goli i Di Maria në kohën shtesë shpëtoi Paris nga humbja në shtëpi. Elseid Hysaj nuk u aktivizua në këtë takim.

Liverpool fitoi 4 – 0 me Crvena Zvezda. Serbët pësuan një tjetër humbje me shumë gola. Crvena Zvezda është ekipi më i dobët në mbrojtje deri më tani në grupet e Champions League. Borussia Dortmund mundi 4 – 0 Atletiko Madrid. Gjermanët treguan se synojnë vendin e parë në grup, fitoren e thellë ndaj rivalit kryesor. Debutoi në Champions League edhe Thierry Henry si trajner i Monacos. Takimi me Club Brugge u mbyll në barazim 1 – 1.

Tv Klan