2800 forcat e para të paqes në Timorin Lindor kanë nisur punën e tyre. Disa arrestime të elementeve milice pro indoneziane të cilët kanë sjellë kaos e shkatërrime pas fitimit të pavarësisë. Ka qënë kjo panorama e parë e kolonave të paqes në ish koloninë portugeze. Njerëzit e thjeshtë i kanë pritur me brohoritje forcat e paqes. Problem mbetet çeshtja e refugjatëve ku sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar numërohen rreth 200 mijë të ikur në Timorin Perëndimor dhe rreth 600 mijë të tjerë kanë mbetur pa strehë në Timorin e Lindjes.

Presidenti indonezian Habibi ka dalë para parlamentareve të Xhakartës për t’ju përgjigjur për situatën në Timorin Lindor. Ai u ka bërë thirrje deputetëve ta njohin pavarësinë e Timorit Lindor pasi presioni ndërkombëtar është shumë i madh. Ai ka deklaruar se s’ishte detyra e australianëve për të udhëhequr forcën paqeruajtesë në Timorin Lindor. Një dalje pompoze por pa lavdi kjo e presidentit Habibi përpara deputetëve të Indonezisë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori