Tirana përballet me Dinamo Tbilisi

Në turin e parë të kualifikueseve të Champions League, Tirana do të përballet me Dinamon e Tbilisit. Bardheblutë janë në formë, po ashtu edhe ekipi nga Gjeorgjia që pasi ka fituar titullin kampion për sezonin që shkoi është duke kryesuar renditjen e kampionatit në javën e 9.

Në ndeshjen që do të luhet pa tifozë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tirana duhet të kalojë këtë kundërshtar për të shkuar më pas në raundin e dytë të kualifikueseve. Nëse dështojnë, bardheblutë do të zbresin në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Drita e Kosovës që u kualifikua pas fitores me Inter Escalades të Andorras, do të përballet me Linfield të Irlandës dhe nëse kualifikohet, shorti përcaktoi që do të ndeshet më Legian e Varshavës.

Tv Klan