Tirana pësoi humbjen e parë sezonale në Superligë. Bardheblutë u mundën 2 – 1 nga Luftëtari në takimin e javës së tetë, i luajtur në Peqin.

Reginaldo shënoi për gjirokastritët, por Afrim Taku barazoi rezultatin pak minuta më vonë. Luftëtari e nisi pjesën e dytë me të njëjtin ritëm duke realizuar përsëri me Dejvi Bregun për tu kthyer avantazhin. Luftëtari dhe Tirana do të përballen pas disa ditësh në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia u kthye të fitorja duke mundur 1 – 0 Teutën në Shkodër. Endri Vrapi realizoi golin e fitores për shkodranët, një sukses që mungonte në kampionat prej 4 javësh.

Të shtunën Skënderbeu pati një tjetër ndalesë duke barazuar pa gola me Kukësin në Korçë. Hamdi Salihi gaboi në goditjen e 11-metërshit, mundësia më e mirë e shënimit për vendasit.

Partizani tani është 2 pikë larg, pas fitores 1 – 0 me Korabin. Takimi më i rëndësishëm i javës së nëntë është Partizani – Skënderbeu./ TV KLAN