Tirana e zhvendosi stërvitjen e së premtes në “Selman Stërmasi”, pasi dështoi  ajo e një dite më parë në kompleksin “Skënder Halili” ku fusha u pushtua nga tifozët. Situata e krijuar me tifozët të enjten pas vendimit për të hapur dyert e stadiumit për ekipin e Partizanit u shoqërua me nervozizëm dhe përplasje fizike. Seanca e së premtes u zhvillua e qetë dhe lojtarët patën mundësi të përgatiteshin për ndeshjen e së shtunës me Teutën në Durrës.

Në takimin me durrsakët, ekipi nuk do të ketë mbështetjen e tifogrupi “Tirona Fanatics” që përmes një deklarate lajmëruan bojkotin për takimin e radhës. Ata e quajnë e quajnë të patolerueshme situatën e krijuar pas marrëveshjes së klubit bardheblu me Partizanin dhe sqarojnë se nuk është qëllimi i tyre të krijojnë incidente. Reagimet e dhunshme të tifozëve në kompleksin “Skënder Halili” janë komentuar edhe nga një ish-futbollist i Tiranës në vitet 80’, Bedri Omuri.

Bedri Omuri (Ish-futbollist i Tiranës) 

Më vjen keq ajo që ndodhi me tifozët, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë ekipin. Varet nga ajo që i ka premtuar tifozëve edhe presidenti Halili

.

Pas protestës në qendrës stërvitore të Tiranës policia shoqëroi 32 tifozë dhe disa prej tyre po proçedohen në gjendje të lirë.

Tv Klan