zjarri ne pallatDy apartamente janë përfshië nga flakët e zjarrit në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, rreth orës 13:40 të ditës së sotme.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit në një apartament në katin e katërt, e më pas zjarri është përhapur në katin e 5, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Banorët janë evakuar menjëherë nga pallati, ndërsa forcat zjarrëfikëse kanë arritur të neutralizojnë zjarrin. Pas shuarjes së plotë të flakëve, pritet që ekspertët të zbulojnë shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.

tvklan.al/M.S