Stuhia kalon në fushën e futbollit dhe e ndërpret ndeshjen për disa minuta

Pamje të pabesueshme janë shënuar në futbollin e Bolivisë. Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, mes të cilave edhe agjencia e lajmeve, “Reuters” episodi është regjistruar në një ndeshje lokale.

Një stuhi e papritur pluhuri ndërpreu për disa çaste sfidën, teksa tornado kaloi mes për mes fushës.

Kjo dukuri natyrore ndodhi ndërsa lojtarët ishin në mes të fushës për finalen e një gare në komunën Akokalla.

Klan News