Transferimin i Neymar te Paris Saint-Germain mund të jetë çështje orësh. Mediat në Francë dhe në Spanjë shkruajnë se sulmuesi mund të mbërrijë në Katar të martën për vizitat mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Neymar nuk u kthye në Barcelonë pas turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndodhet në Kinë për një tur promocional.

Një marrëveshje qindra milionë euro.

Një shumë e paimagjinueshme që do të mbulojë klauzolën 222 milionë dhe pjesën tjetër shkon për taksa. Paratë do të vijnë nga Katari, që në 2022 do të presë finalet e Kupës së Botës.

Neymar do të jetë edhe figura kryesore për të reklamuar aktivitetin. Një mënyrë ndoshta edhe për të shmangur fair play financiar, pasi paratë do të jenë të vetë lojtarit.

Tv Klan