Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha janë renditur ndër këngët më të dëgjuara

Billboard ka  publikuar  top-listat  zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.

Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.

Në krye të kësaj liste është artistja shqiptarja Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart ”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John.

Por ajo nuk është e vetmja, pasi pjesë e top-listës janë edhe dy  artiste të tjera shqiptare si Bebe Rexha dhe Ava Max.Kjo e fundit renditet në vendin e katërt me këngën “The Motto”, një këngë e cila është në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiwsto.

Nërsa , në vendin e shtatë renditet Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me Dj e njohur  David Guettan.

Këngët e  Duas dhe Avas  u publikuan vitin e  kaluar ndërsa ajo  e Bebe Rexhës ka vetëm tre muaj që është publikuar.

Klan News