Sukses që në debutim në Lojërat Botërore Dimërore
Shqipëria mori medaljet e para në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino. Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari patën sukses në përfaqësimin e tyre në disiplinën e Slalomit Gjigand për fillestarë.
15-vjeçarja Kacanja mori medalje ari në ski alpine Super Gjigant dhe argjend Slalom Gjigant.Ndërsa 17-vjeçari Myrtollari bronz. Këto medalje kanë akoma më shumë vlerë, pasi u fituan në debutimin e Shqipërisë në këtë aktivitet.
Ekipi shqiptar ka 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive. Në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore garojnë rreth 1500 sportistë nga 98 vende të botës.
Tv Klan