Edhe pse eksporti i bimëve aromatike medicinale arriti në 40 milionë Euro në fund të vitit 2018 duke shënuar rritjen më të madhe në 30 vitet e fundit, biznesi i këtij sektori kërkon ndihmën e qeverisë jo për lehtësi në taksa, por në shkurtimin e procedurave.

Industria e bimëve aromatike thotë se për të marrë lejen për vjeljen e parcelave, përveç dosjes së madhe me dokumente që duhet të dorëzojë, procedura për miratimin e saj zgjat nga 6 në 18 muaj.

Eksportuesit e bimëve kanë besim se nëse kërkesat e tyre plotësohen, tregtia jashtë e kësaj industrie do të arrijë 200 milionë Euro brenda 10 viteve. Por që kjo të ndodhë, ata kërkojnë edhe plotësimin e një kushti tjetër.

Shqipëria është një eksportues neto i bimës së sherebelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 65% të këtij tregu e kap marka “Made in Albania”. Bimët e egra eksportohen po ashtu në të gjitha shtetet europiane, ndërsa kapin përqindje të konsiderueshme të tregut edhe në Azi dhe Australi.

Tv Klan