Tregon për sulmin kibernetik ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për herë të parë se SHBA-të kanë kryer një sulm kirbernetik në vitin 2018 ndaj agjencisë ruse në internet.

Në një intervistë për Uashington Post, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ish presidenti Barack Obama e dinte se Rusia po bënte çmosh që të ndërhynte brenda politikave të SHBA-së, por ai nuk bëri asnjë gjë.

Obama në Dhjetor 2016 ndërmori sanksione kundër Rusisë dhe dëboi disa diplomatë rusë në shenjë hakmarrjeje për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Uashington Post, ka raportuar edhe për një sulm tjetër kibernetik në Tetor të vitit 2018. Operacioni kundër kompanisë, e cila falimentoi nga një oligark i afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, që u krye me qëllim parandalimin e çdo ndërhyrje tjetër të mundshme.

Gjatë intervistës presidenti amerikan u shpreh se këto sulme u bënë për të treguar se Amerika sundon kudo dhe deri më sot asnjë prej presidentëve në detyrë nuk e ka bërë një gjë tillë.

Në çdo deklaratë të tij, Trump ka mohuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje. Madje kreu i SHBA-ve vendosi që të padisë për shpifje gazetën New York Times pas publikimit të artikullit ku thuhej se Rusia po ndërhyn edhe në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në Nëntor.

Edhe më herët Trump ka deklaruar se kjo gjë po bëhet me qëllim rrëzimin e tij nga pushteti.

Klan Plus