Donald Trump thotë se Vladimir Putin mund të ketë urdhëruar vrasje apo helmime. Presidenti amerikan u beson dyshimeve për përfshirjen e shefit të Kremlinit në ngjarje kriminale, siç pohoi në një intervistë për CBS.

“Ka mundësi që të jetë i përfshirë, po, ka mundësi. Sigurisht që është diçka që nuk duhet bërë”.

I pyetur nga gazetarja se përse ka një qëndrim të butë ndaj Moskës, Presidenti amerikan tha se është i vetmi që ka dërguar ndihma ushtarake për Ukrainën dhe ka dënuar rëndë aneksimin e Krimesë.

Trump konfirmoi sërish se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, por akuzoi edhe Kinën duke thënë se qeveria e Pekinit ka bërë të njëjtën gjë.

Tv Klan