Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pavarësisht zërave që sugjeronin se ai do të qëndronte. Në muajin shkurt, tekniku gjerman njoftoi se do të largohej nga Bayern Mynihu pas presionit të shtuar për shkak të rezultateve jo të mira të ekipit.

Te bavarezët, ishin të shumtë tifozët që nuk donin që ai të ikte. Për më tepër që edhe futbollistët kryesorë kërkuan të punojnë me të. Mes teknikut dhe drejtuesve gjermane ka pasur një bisedë, ku i pari ua ka bërë të qartë se do të pranonte të qëndronte vetëm në rast të zgjatjes së kontratës deri në 2026.

Por përpara sfidës së fundit ndaj Hofenheim, Tuchel tregoi se do të largohej nga Bayerni këtë verë.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp nga rruga Zebener. Marrëveshja jonë nga shkurti ende qëndron. Ne folëm përsëri për këtë së fundmi, por nuk e arritëm një marrëveshje. Ndihem keq pasi nuk do të përshëndes më në mëngjes rreth 60-70 persona, të cilët i takoja çdo ditë. Nuk më pëlqejnë lamtumirat!”

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, Tuchel shpreson që të marrë një ofertë nga Manchester United nëse shkarkon trajnerin Erik ten Hag. Gjermani është një nga trajnerët që vlerësohet nga aksionerët e rinj Sir Jim Ratcliffe dhe Ineos, nëse vendosin që të bëjnë një ndryshim menaxherial në javët e ardhshme.

Klan News