Sapo vulosi lavdinë në Kupën e Amerikës në orët e hershme të së hënës, skuadra e Argjentinës me filloi festimet, si brenda dhe jashtë stadiumit në Miami, Florida.

Gjatë festimeve në autobusin e skuadrës, lojtarët kënduan një këngë e cila është krijuar nga tifozët gjatë Kupës së Botës në Katar kur argjentinasit fituan në finale ndaj Francës.

Regjistruar në një video-live nga mesfushori i Albiceleste dhe Chelsea, Enzo Fernández, kënga me përmbajtje fyese, diskriminuese dhe raciste u këndua nga lojtarët Argjentinës.

Lojtari francez i Chelsea, Fofana reagoi dje duke dënuar veprimin dhe duke mos ndjekur në rrjete sociale Enzo Fernandez. Gjithashtu Federata Franceze e Futbollit dërgoi ankesë ligjore në FIFA dhe kërkesë për dëgjim rreth rastit nga Federata e Argjentinës.

Sot ylli i Barcelonës, Jules Kounde në lidhje me rastin ka reaguar në X. Wesley Fofana ka postuar videon e lojtarëve argjentinas duke kënduar këngët me kore raciste dhe Kounde ka komentuar  ‘E vajtueshme’.