Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka zgjatur kontratën që do ta mbajë atë në krye të klubit deri në vitin 2026. 48-vjeçari, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës italiane që nga maji 2021, nënshkroi një zgjatje të re njëvjeçare.

Nën drejtimin e Inzaghit, Interi fitoi kampionatin italian sezonin e shkuar, por edhe dy tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa të Italisë, duke qenë gjithashtu nënkampion i Champions League ndaj Manchester City në finalen e sezonit 2022/23.

Kontrata e mëparshme e 48-vjeçarit ishte caktuar të skadonte në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Në secilën prej dy verave të fundit, Interi i ka ofruar Inzaghit një kontratë njëvjeçare. Por këtë herë, duke shpërblyer punën e trajnerit, që riktheu Interin tek titulli kampion i Italisë, zgjatja konsiston për dy vite.

Në 158 ndeshje në stolin e zikaltërve, Inzaghi ka koleksionuar në total 104 fitore, për një mesatare prej 65.8%.

Klan News