Një video e çuditshme është bërë virale në rrjetet sociale. Në të shfaqet një tufë  me dele dhe të gjitha kafshët qëndrojnë pa lëvizur për momente të tëra.

Pamjet janë filmuar nga një trajner 24-vjeçar muajin e kaluar. Ai ka treguar se është bërë dëshmitar i kësaj ngjarjeje të çuditshme teksa ishte me pushime në Britani.

Ai ka rrëfyer se në fillim ishte nëna që i kishte thënë që delet duken çuditshmë, por këtë paralajmërim, i riu e kishte marrë lehtë. Një orë më vonë e dashura e tij i kishte treguar se delet nuk kishin lëvizur aspak.

“Nuk mund t’u besoja syve”, ka treguar Rory Davis, i cili shtoi se edhe disa orë më vonë delet qëndronin të ngrira.

Vetëm kur u ktheva gjatë darkës pashë që delet kishin lëvizur tregoi i riu.

“Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë”, tregoi ai.

Disa njerëz besojnë se delet me raste qëndrojnë në vend kur ka shi të madh sepse lagen dhe kanë ftohtë./tvklan.al