Këngëtarja Avril Lavigne ka marrë një dhuratë të çmuar nga Reperi Tyga. Burimet mund të konfirmojnë se reperi i “Rack City”, i ka dhuruar këngëtares një gjerdan të bërë me porosi nga Mavani & Co Jewlry, i cili i kushtoi atij plot 80,000 dollarë.

Themeluesi i Mavani & Co Jewelry Eric Mavani ka bërë me dije se gjerdani përmban 50 karat diamante të bardhë dhe të zi, si dhe safirë rozë. Në gjerdan gjithashtu është i shkruar emri i Lavigne dhe një A në pjesën e punuar rozë.

Dyshja konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë gjatë një eventi në Javën e Modës në Paris. 38-vjeçarja dhe 33-vjeçari u fotografuan nga paparacët duke ndarë një puthje pasionante mes tyre ndërsa u panë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin.

Klan News