UEFA ka akuzuar dy yjet e Spanjës Alvaro Morata dhe Rodri për shkelje të principeve të sjelljes.

Ndaj kampionëve të rinj të Europës kishte nisur një hetim pas këngës së tyre “Gjibraltari është Spanjë” në festimet për fitimin e titullit të më të mirëve të kontinentit në Madrid.

Dy yjet spanjollë, të cilët ishin protagoniste në triumfin e “La Roja” në Gjermani 2024, ishin në qendër të ankesave nga Federata e Gjibraltarit për thirrjet e cilësuara te papranueshme gjatë festimeve.

Kjo përfshin shkeljen e rregullave bazë të sjelljes, përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të një natyre josportive dhe dëmtimin e imazhit te sportit të futbollit, dhe në veçanti të UEFA-s.

Komisioni i Etikës po e shqyrton çështjen me detaje. Rodri dhe Morata kontribuuan në suksesin e “Furisë së kuqe” në Europian.

Rodri u shpall si “Futbollisti i turneut” ndërsa Morata mbajti shiritin e kapitenit. Së fundi, sulmuesi spanjoll firmosi për ekipin e Milanit.

Klan News