Sipas mjekëve të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, nevojën më të madhe për gjak e mbulojnë familjarët. Ka një rënie të madhe të numrit të personave që dhurojnë gjak. Nevojat për gjak mbeten të larta sidomos nga 600 fëmijët talasemikë, të cilët çdo javë kanë nevojë për transfuzion gjaku.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, viti 2020, solli një ulje me rreth 30% të dhuruesve vullnetarë në krahasim me vitin 2019. Por edhe në këto 8 muajit e parë të këtij vitit, shifrat janë në rënie. Pasi janë vetëm 1,635 dhurime vullnetare në krahasim me 3150 që ishin vitin e shkuar.

Klan News