Aeroporti do të kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Forcat Speciale Shqiptare ju janë bashkuar kolegët e tyre amerikanë në operacione speciale që zhvilluan në hapësirën tonë ajrore.

Për më shumë se 1 jave, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale Ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.

Ata përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit edhe uljen e parë pas 20 viteve.

Aeroporti i Kuçovës pas shumë vitesh i lënë në harresë do të kthehet në bazën ajrore të Aleancës Atlantike të Veriut për Ballkanin Perëndimor.

Tv Klan