Uragani Michael, më i fuqishmi në 25 vite, goditi brigjet jugore amerikane me një fuqi shkatërrimtare, duke shkaktuar 2 viktimat e para.

Erërat e forta me një shpejtësi deri 250 km/orë dëmtuan rëndë ndërtesat përgjatë brigjeve të Floridas. Të tjera u rrafshuan krejtësisht. Në disa zona bregdetare, deti hyri në brendësi të zonave të banuara duke mbuluar katet e para të ndërtesave.

Dëme më të mëdha pati në Florida e Xhorxhia, ku mijëra banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Mbi 500 mijë të tjerë janë pa energji elektrike. Presidenti Trump shpalli gjendjen e emergjencës në Florida, teksa erërat e forta po drejtohen drejt Karolinës së jugut dhe Veriut.

Tv Klan