Valë protestash pritet nga vëllezërit e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, pas vdekjes misterioze të ish-Presidentit Mohamed Morsi në sallën e gjyqit.

Mediat shkruajnë se ai pësoi infarkt teksa u paraqit në sallë për t’u njohur me akuza të tjera. Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se Morsi përballej me kushte tepër të rënda në burgje.

67-vjeçari konsiderohej si i pari dhe i vetmi president i vendit i zgjedhur me votë të lirë popullore në vitin 2012.

Por ai u rrëzua përmes një grushti ushtarak shteti një vit më vonë, kur edhe u dënua me burgim të përjetshëm i akuzuar për terrorizëm dhe spiunazh kundër vendit.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ngushëlloi familjarët dhe në letrën e tij e quajti “vëlla” ish-liderin e Vëllazërisë Myslimane.

Tv Klan