Përplasja e dy automjeteve i kushtoi jetën njërit prej shoferëve këtë të martë në Korçë. Viktima është një 39-vjeçar me iniciale K. P., i cili fillimisht mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Bulgarec. 39-vjeçari udhëtonte me një makinë Volkswagen, kur u përplas me një Benz, në timonin e së cilës ndodhej një 29-vjeçar me iniciale N. S.

Pas aksidentit, policia e arrestoi këtë të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./tvklan.al