Një 7 vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së dielës në spitalin e Durrësit, pas disa orëve në terapi intensive. Ekipi i mjekëve që trajtoi vogëlushen pohoi se vdekja erdhi pas një gjendje virale të rënduar, të shoqëruar me temperaturë të lartë.

“Vajza ka ardhur pas orës 16:30 e kanë sjelle prindërit, pasi kishte bërë gjendje lipotimie të fikti . Ende nuk flasim dot për grip”.

Mjekët dyshojnë se vogëlushja  ka ndërruar jetë si pasojë e gripit toksik, për të cilin specialistët sqarojnë se është gjendje që mund të shkaktohet nga gripi i zakonshëm që kemi në qarkullim.

Gent Stroni, mjek Infeksionit:

Gjendja e rëndë e menjëhershme që mund të kalohet edhe nga një virozë e thjeshtë, por që nuk të lë kohë të reagosh ndaj quhet toksik”.

Për të arritur në një përfundim mbi vdekjen e 7- vjeçares do të priten analizat  si dhe raporti i ekspertëve të Shëndetit publik.

Sa i takon situatës aktuale të  gripit dhe virozave mjekët thonë se  nuk ka raste te shtuara, ndërsa ne qarkullim hasen viruse të tipit Ah1n1 dhe tipi B.

Tv Klan