Qeveria fond për promovimin e turizmit shqiptar

Sezoni veror do e gjejë Shqipërinë “Covid free”. Është ky synimi i qeverisë shqiptare për promovimin e turizmit në tregjet ndërkombëtare.

Përmes një VKM qeveria ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2021për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post Covid-19. Vendimi është miratuar në mbeldhjen e qeverisë nëj ditë më parë.

“Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në programin “Zhvillimi i turizmit”,  i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free”.

Sipas këtij vendimi fondi prej 100 milionë Lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.

Për shkak të situatës së pandemisë dhe marrëvehsjeve për sigurinë e vaksinave, buxheti i shtetit i cili kap vlerën e afro 6 miliardë Dollarëve është ndryshuar tre herë brenda vitit.

Ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik shqiptar, këtë vit pritet të ketë zhvillim për shkak të lehtësimit nga pandemia. Sipas autoriteteve shëndetësore situata e përmirësuar e Covid ka ardhur si rezultat i imunizimit natyror dhe vaksinimit të popullsisë.

Tv Klan