Ekspertët ndërkombëtarë që marrin pjesë në seancat dëgjimore të vetting-ut nuk janë dakord me konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, i cili e kaloi vetting-un me vendimin e datës 24 Korrik.

Ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë propozuar ankimimin e vendimit të parë për Zaganjorin.

Vendimi për ankimim apo jo i takon Komisionerit Publik. Ky nuk është rasti i parë kur ekspertët e huaj dalin kundër një vendimi të konfirmimit në detyrë.

Ata nuk kane qenë dakord edhe me konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Tv Klan