Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka “favorizuar” sot Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke mos marrë masa shtesë dhe më të rënda kundër tij për bllokimin e foltores së Kuvendit, pasi sipas tij e ‘ka për herë të parë”.

“Këtu mbyllet axhenda e ditës së sotme

Sa për sqarim, duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë, po kështu edhe për herë të parë deputet, njoftoj deputetët dhe opinion publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja si Kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit, për të marrë masa akoma më të rënda për situatën e sotme. Seancën e deklaroj të mbyllur, mirupafshim”,

tha Ruçi.

 

Më herët të enjten, gjatë një seance të tensionuar, Kryetari i Kuvendit u detyrua t’i ndërpresë punimet 5 herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e PD-së. Po për këtë shkak, ai përjashtoi Bashën nga Parlamenti, por pavarësisht kësaj, kryetari i Partisë Demokratike dhe deputetët e tij nuk u larguan nga salla e Kuvendit për shumë orë.

Seanca plenare, që rinisi në orën 18:00 u mbyll me disa miratime të shpejta të axhendës së ditës dhe miratim me votat e maxhoranës edhe të kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit.

Pasi doli nga salla e Kuvendit, kryedemokrati Basha u kërkoi shqiptarëve të marrin parlamentin në duart e tyre dhe siguroi edhe një herë tjetër se

“ne nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë.

/tvklan.al