Këto janë disa nga videot që u transmetuan dhe komentuan në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”:

Një qytetar dërgoi fotografinë e një domate të tejmbushur me hormone, të cilës i kishin çelur sytha brenda, duke shfaqur në këtë mënyrë se çfarë produktesh konsumojmë çdo ditë.

Limontozit i ishte vendosur një etiketë tjetër sipër, duke i ndryshuar datën e skadencës. Qytetari hoqi etiketën dhe tregoi se faktikisht produkti ka skaduar që në vitin 2018.

Në zonën afër Drejtorisë së Doganave i është vënë zjarri kazanëve të plehrave, duke ndotur në këtë mënyrë ambjentin./

tvklan.al