Vijon me ritme të shpejta çarja e tokës që është identifikuar së fundmi në kontinentin afrikan. Fraktura gjigande po vërehet në Rift Valley në Kenya dhe gjeologët hedhin alarmin për përmasat e saj.

Ajo shtrihet përgjatë 10 km, është e gjerë 20 m dhe e thellë deri në 50 m dhe një ditë mund të ndajë kontinentin ne dy pjesë. Çarja e tokës është shkaktuar nga shirat, përmbytjet dhe tërmetet që kanë goditur vendin për javë të tëra. Si pasojë shumë banesa dhe rrugë janë shkattërruar, edhe një linjë hekurudhore gjithashtu.

Rift valley është një zonë e prekur nga lëvizjet tektonike, që provokojnë tërmete si pasojë e kontaktit mes pllakës afrikane, indiane dhe asaj arabe. Studiuesit theksojnë se një pjese toke me madhësinë e Madagaskarit apo Zelandës së re mund të shkëputet vërtet, por do të duhen miliona vite që kjo të ndodhë.

Klan Plus