Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Këto gravura, faksimile, dhe portrete nga autorë të ndryshëm shqiptarë e të huaj ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar që vizitorët të njihen me fragmente të jetës, betejat dhe çështjet politike e diplomatike të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Si shihej dhe përceptohej ai në Europë, përkthehet në këto vepra të ekspozuara.

“Gravisti i kohës nuk ka ardhur për të parë këto vendet tona, por në njëfarë mënyre ka krijuar idenë e perceptimit të Shqipërisë si të një vendi europian me kisha, katedrale, me të gjitha godinat e larta”.

555-vjetori i vdekjes së Heroit, përgjatë gjithë vitit do të shënohet me të tjera aktivitete që figura e tij të njihet më mirë, sidomos tek të rinjtë.

“Do të duhet një rikorrigjim të paktën për historinë tonë të rëndësishme, historinë tonë kombëtare që ka apogjeon më të rëndësishëm në epokën e Skënderbeut”.

Ndër të tjera, në këtë ekspozite, në përmasa më të mëdhaja ekspozohen edhe flamujt që kanë mbajtur principatat në Arbëri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.

Tv Klan