Mbërrin Ferrari Portofino M. Kompania më e famshme automobilistike, sjell një version të modifikuar të modelit Portofino, që u prezantua në vitin 2017 në sallonin e Frankfurtit. Ndryshe nga paraardhësja, Poertofino M ka një motor turbo V8, pra me 8 cilindra, që e bën të arrijë mbi 320 km në orë dhe gjithashtu një nisje shpejtësie deri në 100 km në orë brenda 3.45 s.

Modeli i ri është i optimizuar si në aftësitë e motorit Turbo, që Ferrari deri më tani fiton për të katërtin vit me radhë çmimin. Si motori i vitit në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu në timon shoferit i shtohet një tjetër mundësi për të shijuar dhe bëhet fjale për modalitetin Race, pra garë, duke i çuar në 5 sjelljet e ndryshme të automjetit në bazë të terrenit e guidës. Dinamika është e përmirësuar, gjithashtu edhe dizajni e komforti në bord.

Për të gjithë të apasionuarit, Portofino M do të ketë një çmim prej 206 mijë euro dhe sipas kompanisë Ferrari, shitjet janë parashikuar të nisin në tremujorin e 3 të vitit 2021.

Klan Plus