Studentët e Masterit të Mjekësisë do të bashkohen me personelin në spitale

Tre muajt e ardhshëm pritet të jenë shumë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19. Ndaj kreu i Taskës-Forcës anti-covid, Arben Gjata, njëkohësisht edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranës, ka deklaruar se studentët e viteve të fundit të kthehen në spitale për të bërë praktikat, por edhe për t’iu bashkuar stafit mjekësor për të përballuar situatën e pandemisë.

“Ne kemi propozuar që studentët e vitit të fundit në mjekësi dhe ata të viteve të fundit të infermierisë të hyjnë të bëjnë praktikat studimore por të  ndihmojnë edhe stafin mjekësor”.  

Sipas Gjatës, karantinimi nuk duhet të jetë vetëm gjatë natës.

“Për mua duhet të nisë para orës 20:00”.

Të infektuarit ditorë që deklarohen çdo ditë nga autoritetet janë shumë hërë më të larta sipas kreut të Task-Forcës.

“Çdo shifër duhet shumëzuar me 5 ose me 6… 80% e kalojnë pa simptoma… 10% shtrohen në sptiale, ndërkohë që 10% e këtij 10% fatkeqësisht mund të ndërrojë edhe jetë”.

Profesori i Mjekësisë u jep disa këshilla qytetarëve që të bëjnë kujdes edhe me  përdorimin e medikamenteve…

“Kujdes antibiotikët mund të bëjnë keq. Mos të përdoret kortizonikë se ulin imunitetin”.

Klan Plus