Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Balil Caushi, vëllai i Zanit të Vlorës është vrarë sot pasdite në një lokal të lagjes Çole. Rreth orës 18, katër persona të maskuar kanë hyrë në një lokal pranë postës ku Balili po pinte kafe dhe një breshëri e gjatë kallashnikovi ka qëlluar mbi të. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës Besnik Bregu i mbrritur në vendgjarje vetëm pak minuta pas të shtënave.

I vëllai i Zanit, 45-vjeçari Balil Caushi ka mbetur i vrarë në vend. Nga plumbat e armëve është plagosur edhe Dritan Tolaj 25-vjeç. Kryepolici vlonjat Bregu tha se uniformav blu nuk u mbeti gjë tjetër vetëm të përcjellin në morg trupin pajetë të Balilit dhe në spital të plagosurin Tolaj. 9 muaj më parë është vraë dhe një vëlla tjetër i Zanit, ndërkohë që vetë ky është plagosur ditën që u vra dhe shoku i tij Luçiano.

Zani Caushi ndodhet në proces gjyqsor dhe aktualisht është izoluar në burgun e Fierit. Përveç dy vëllezërve Zanit i janë vrarë dhe pjesa më e madhe e shokëve, dikur një bandë gjyqi./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj