Familjarët e viktimave të vrasjes së trefishtë të ndodhur në 7 Prill 2015 në një lokal në lagjen “Çole” të Vlorës, kërkojnë largimin e prokurorit Pelivan Malaj nga çështja.

Sipas Birbil Rakipit, babait të Haki Rakipit, të vrarë në këtë ngjarje, prokurori që përfaqëson akuzën në Gjykatën e Apelit ka kërkuar rikualifikim të veprës penale për të akuzuarit.

Birbil Rakipi në emër të familjarëve kërkon largimin nga çështja.

Në 7 Prill të vitit 2015 në lagjen Çole në një lokal u vranë Haki Rakipi, Feridan Velaj dhe Albi Limaj pas një sherri të ndodhur një ditë më parë në një diskotekë.

U arrestuan për këtë masakër Alesandër Llanaj, Berti Aliaj dhe Ani Begaj. Këta dy të fundit u dënuan nga gjykata e shkallës së parë me nga 35 vite burg, pasi pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa Llanaj u dënua me burgim të përjetshëm.

Tv Klan